Ne realizojmë tavane të dyfishta, ndarje ambientesh me struktura gipsi, kolonë dekorative, rifinitura të mureve dhe elemente të ndryshme dekorative që përmirësojnë pamjen dhe funksionalitetin e çdo hapësire. Çdo punim kryhet me materiale cilësore dhe teknikë profesionale për të garantuar nivelim perfekt, përfundim të pastër dhe qëndrueshmëri në kohë.
Shërbimet tona përfshijnë gjithashtu projektim dhe dizajn të elementeve dekorative sipas dëshirës së klientit, duke siguruar që çdo ambient të reflektojë stilin dhe estetiken që kërkohet. Ne gjithashtu përkujdesemi që punimet të jenë të sigurta, pa dëmtime të strukturës ekzistuese dhe të përfundojnë me precizion maksimal.